Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, të shtunën, ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm të rregullt. Në kuvendin vjetor kanë qenë të pranishëm 58 delegatë nga gjithsej 60.
Të gjithë këta miratuan pikat si: Llogarinë përfundimtare për vitin 2023, raportin nga revizori i pavarur për vitin 2023, raportin e Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2023, konfirmimin e vendimit për pezullimin e LFK Strumicë, miratimin e raportit nga presidenti dhe bordi drejtues i FFM-së, raportin nga administrata për përmbushjen e planeve strategjike dhe miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Ajo që është për të habitur ka qenë mospërfillja e gjuhës shqipe në këtë kuvend.
Sikur të mos kishim përfaqësues tanë në FFM, dhe ate në pozita të larta, madje edhe i pari i FFM-së është në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend, atëherë do t’i fajësonim maqedonasit për padrejtësi]
Por, tani kur jemi të pranishëm me një numër të konsiderushëm të shqiptarëve pse injorohet gjuha shqipe!?
Që të jetë ironia edhe më e madhe, kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini në deklaratën e tij ka thënë se FFM është federatë moderne dhe progresive dhe se ky është qëllimi i të gjithëve!
Duket e paqartë se si një federatë mund të quhet moderne dhe përparimtare kur nuk respekton gjuhën shqipe, e cila shpeshherë është thënë se është zyrtare në këtë institucion, por në fakt nuk po del të jetë ashtu!!!
Shaban Sinani ka qenë ndër gazetarët e paktë shqiptarë që ka ndjek punimet e kuvendit vjetor të FFM-së, por ai nuk dëshiron të prononcohet për Open-TV lidhur me këtë temë.
Ky kuvend kaloi në shenjë të shënimit të 30-vjetorit të pranimit zyrtar të Futbollit të Maqedonisë në FIFA dhe UEFA dhe me këtë rast pati përfaqësues nga këto dy instutucione të larta të futbollit europian dhe botëror..