Dje u zhvillua derbi mes Ballkanit dhe Dritës në Superligën e Kosovës në futboll, e që përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.
Pas ndeshjes, drejtori i Dritës, Feti Murseli deklaroi se ishin sulmuar nga zyrtarët e Ballkanit, konkretisht nga Idriz Hajrizi, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, këtë e demanton klubi i Ballkanit, që me një komunikatë për media, thonë se askush nuk u sulmua nga anëtarët e klubit suharekas.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“Sqarim për gjithë opinionin futbolldashës,
Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.
Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Europë.
Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena.
Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër!
Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë!
Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Fc Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmone u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë.
Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport