E gjithë Spanja zien pas “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, pasi skuadrës katalanase iu mohua një gol në pjesën e parë të ndeshjes për një moment shumë të diskutueshëm ku Lunin priti topin brenda portës së tij pas gjuajtjes së Jamal.
Pamjet që ofroi VAR për të përcaktuar që topi nuk kaloi vijën fatale plotësisht, nuk ishin bindëse dhe sigurisht që kjo bëri të shpërthente diskutimi për teknologjinë e vijës së portës që mungon në Spanjë, pasi klubet nuk duan ta blejnë nga FIFA. Dhe në mes të diskutimeve, presidenti i La Liga, Havier Tebas, ka bërë një postim shumë provokues në rrjetet sociale, duke publikuar rastet që sipas tij, kjo teknologji kishte gabuar.
“Pa koment”: shkruante ai në postimin në rrjete sociale që shoqërohej me foto të rasteve kur në media të ndryshme ishte shkruar për gabime të teknologjisë së vijës së portës në Itali, Gjermani dhe Angli.
Sin comentarios… pic.twitter.com/bhzzXLRnSA
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) April 21, 2024
Por kjo bëri që të shpërthejnë edhe më shumë polemikat ndaj tij, pasi akuzohet prej vitesh si një tifoz i Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL