Friday, 10. April 2026
Sport

Ndeshja ndaj Barcelonës, Ancelotti: Gjuajtja e Yamal nuk ishte gol

GS 22/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Real Madridit triumfoi në ndeshjen ndaj Barcelonës që u zhvillua mbrëmjen e së dielës në kuadër të “El Clasicos”.

Pas ndeshjes në konferencën për media, Ancelotti foli edhe për golin e anuluar të Lamine Yamal, i cili mendoi se e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 28-të, kur gjuajti një top nga këndi.

Sipas teknikut Carlo Ancelotti gjuajtja e Yamal nuk ishte gol.

“Unë mendoj se gjuajtja e Lamine nuk ishte gol. Penaltia ndaj Lucas Vazquez më duket se është e mirë, është e qartë”, shtoi më tej trajneri italian”, tha Ancelotti.

Teilen: