Friday, 10. April 2026
Sport

Kosova U15 luan miqësore me Bullgarinë

GS 22/04/2024 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares U15 të Kosovës, Ilir Nallbani ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të këtij muaji, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën.

Kosova U15 do t’i luaj dy ndeshje miqësore me Bullgarinë, të cilat zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Nallbani ka ftuar 22 futbollistë, ndërsa këtë javë Kosova do t’i ketë miqësoret.

Duelin e parë, Kosova me Bullgarinë e luan të martën (23 prill), ndërsa të dytën e ka të enjten (24 prill). Të dyja ndeshjet nisin në orën 16:00.

Teilen: