Friday, 10. April 2026
Sport

Chelsea detyrohet ta shes Brojën

GS 23/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Chelseat është i detyruar për ta shitur sulmuesin Armando Broja në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumeve britanike, Chelsea duhet patjetër të bëjë shitje në fund të edicionit për shkak të fair-playt financiar dhe në mesin e lojtarëve që do të largohet nga klubi londinez është edhe Broja.

Sulmuesi i Shqipërisë, aktualisht është i huazuar tek Fulhami, ekip që ka vendosur most a shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit për 30 milionë euro.

Broja 22-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 dhe për ta lënë të lirë ekipi londinez po kërkon të paktën 20 milionë euro. Në garë për shërbimet e Brojës është skuadra e West Ham Unitedit pasi ekipi i Wolverhamptonit ka hequr dorë nga transferimi i tij.

Këtë edicion, Broja ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Teilen: