• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U15 barazon në miqësoren me Bullgarinë

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U15 e Kosovës në futboll ka luajtur baras në ndeshjen e parë miqësore kundër Bullgarisë, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Dueli i luajtur në Kampin Nacion të FFK-së në Hajvali ka përfunduar me rezultatin 1:1. Pjesa e parë e takimit përfunduar me epërsinë 1:0 të Bullgarisë, falë golit të realizuar nga Nikolai Nikolaev.

Megjithatë, në pjesën e dytë, “Dardanët” e rinj shënuan nëpërmjet Leard Muriqit (84’) për rezultatin final të ndeshjes.

“Sa i përket paraqitjes së futbollistëve me të vërtet kanë bërë një angazhim të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Angazhimi ishte maksimal, derisa krijuam raste të shumta për shënim dhe në fund fituam edhe penallti që e konkretizuam me gol. Mendoj se barazimi është epilog real, sepse edhe ata kishin disa raste. Kemi mundur edhe të fitojmë ndeshjen nëse sulmuesit tanë do të ishin më të përqendruar, por në përgjithësi unë dhe stafi jemi të kënaqur me paraqitjen. Në ndeshjen e ardhshme do t’u japim hapësirë edhe futbollistëve të tjerë”, ka thënë ndër të tjera selektori i Kosovës U15, Ilir Nallbani.

Miqësorja e dytë mes Kosovës U15 dhe Bullgarisë U15, do të luhet të enjten prej orës 16:00, po ashtu në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvalisë.

Next Post

Liverpool ka një cak

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.