• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dushan Bajeviqi i befasoi të gjithë për Fadil Muriqin 

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një atmosferë sikur në Amerikën e Jugut në stadiumin e Prishtinës pikërisht me 30 mars të vitit 1986, Prishtina e mposhti me rezultat 3:2 Velezhin e Mostarit, në takimin e javës së 22-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Futbollisti Fadil Muriqi shënoi het-trik, në minutën e 15-të (nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra), 37-të e 50-tën.

Kryetrajneri i Velezhit, Dushan Bajeviqi, ishte i shtangur nga humbja por i mahnitur nga loja brilante e Fadil Muriqit.

“Loja ishte mjaft cilësore, e fort, tipike kampinale dhe korrekte.

Pa qëllim që Prishtinës t’ia mohoj fitoren, të cilën ajo e dëshiroi më shumë, më duket se nuk kemi qenë të dobët, bile patëm raste të volitshme, jo vetëm për fitimin e një pike, por ndoshta edhe të dyjave. Referi na dëmtoi për një penallti të pastër.

Edhe një herë u binda se Fadil Muriqi është lojtar i kalibrit të lartë, jo pse ai shënoi tri herë, por se nga ai fillonin dhe përfundonin të gjitha aksionet e Prishtinës.

Sikur të luante Vokrri, ai për pesë herë do të ishte më i rrezikshëm, kështu që ne do të ishim para sprovave shumë më të mëdha.

Mund të them se Muriqi meriton fanellën numër dhjetë të reprezentacionit tonë shtetëror”, kështu deklaroi Bajeviq pas ndeshjes (më 30 mars të vitit 1986).

Pas javës së 22-të, Prishtina renditej në vend të petë me 24 pikë e Velezhi në të tretin me 27 sosh.

Next Post

Ish-trajneri Kapelo analizon Milanin: Kuqezinjtë duhet të ndërhyjnë sezonin e ardhshëm, ja çfarë iu mungoi këtë vit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.