• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Interit, Havier Zaneti: Kjo skuadër do të tentojë edhe Champions-in

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në turin e intervistave të fitores së titullit kampion në derbi që i dhuroi Interit yllin e dytë ishte edhe Havier Zaneti, zëvendëspresidenti i skuadrës zikaltër. Në fillim shpjegon gjendjen emocionale që ka ai dhe i gjithë ekipi.

HAVIER ZANETI 1

“Djemtë na kanë dhuruar një emocion të jashtëzakonshëm dhe mendoj se titulli kampion u meritua për mënyrën se si e kemi interpretuar këtë kampionat. Edhe me Milanin u pa. Edhe në momentin e vështirë, skuadra qëndroi kompakte dhe diti të vuante bashkë. Donim patjetër ta fitonim kampionatin në një ndeshje të tillë dhe miliona tifozë po festojnë me ne”, ishin fjalët e parë të kapitenit legjendar.

Çfarë do të thotë ylli i dytë?

Këta djem ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë sepse ylli i dytë është dhe do të jetë diçka e paharrueshme. Kanë shkruar një nga historitë më të bukura të klubit zikaltër. Është merita e stafit dhe e të gjithëve që kanë qenë të jashtëzakonshëm.

Në stadium ishte atmosferë e jashtëzakonshme. Duket sikur në kohën tuaj nuk ishte e tillë.

Vetëm kështu mund të fitosh titujt, kur skuadra, trajneri, lojtarët dhe tifozët janë të gjithë nga e njëjta anë. Është sekreti për të pasur një cikël fitues dhe për të vazhduar rrugëtimin pozitiv.

Çfarë i mungon këtij Interi për të provuar të fitojë Champions-in? Do të provojmë. Kemi shkuar shumë afër në finalen kundër Sitit. Na mungoi shumë pak dhe pas ndeshjes e kuptuam që edhe mund ta fitonim ne. Do të provojmë ta fitojmë nga sezoni i ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë vlerat që kemi si skuadër dhe të besojmë deri në fund.

Vazhdimësia është e rëndësishme. A mund të nisni një cikël fitues me Inzagin në Itali dhe Europë?

Po. Vazhdimësia është e rëndësishme. Ne jemi kompetitivë prej 4-5 vitesh dhe po fitojmë trofe vazhdimisht. Jemi protagonistë në çdo kompeticion dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndoshta do të afrojmë edhe ndonjë lojtar cilësor. Si e vlerësoni rritjen e Lautaros? Jam shumë i lumtur për të. E prisnim rritjen e tij. Është një kampion i konfirmuar tani dhe një lider brenda dhe jashtë fushës së lojës. Është i pari që tregon rrugën dhe është rritur shumë. Festoi duke qarë sepse e do këtë skuadër. E donte shumë ta fitonte këtë trofe dhe e ka bërë mjaft mirë liderin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milani monitoron pesë sulmues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.