• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prag “divorci” me “Djajtë”, Stefano Pioli gati të firmosë me “gjigantët” e radhës

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sezoni të dështuar me “Djajtë” e Milan, tekniku italian, Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij në “Milanello”, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij sezoni, megjithatë 58-vjeçari nuk pritet të rrijë gjatë pa punë, me një sërë klubesh goxha të mëdha, që kërkojnë me ngulm firmën, me strategun “e kaltër” të pankinës.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, e ardhmja e Pioli me shumë mundësi do të jetë te Napoli, teksa tekniku i Milan mësohet të ketë takuar edhe presidentin Aurelio De Laurentiis, me këtë të fundit që duket i bindur t’i ofrojë menjëherë pankinën e klubit, me palët që kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me pagë tre milionë euro në sezon.

Tekniku italian pret që “Djajtë” t’i ofrojnë një bonus për prishjen e parakohshme të kontratës që skadon në verën e 2025-ës dhe më pas të jetë i lirë t’i bashkohet “Bluve” të Napoli, ku do të ketë mundësi të luajë për objektiva madhorë dhe t’i tregojë bordit të Milan se gaboi me largimin e tij, pavarësisht se tekniku italian i riktheu në Champions League, si dhe arriti të fitonte titullin kampion.

Nga ana tjetër De Laurentiis e sheh strategun, si të duhurin edhe për faktin që luan me skemën 4-3-3, të njëjtën me të cilën Spalletti fitoi titullin një vit më parë dhe jo vetëm, pasi “numri 1” i klubit nga jugu duket i lodhur edhe nga pretendimet e mëdha të Antonio Conte, që krahas një page stratosferike, vijon të shfaqet i dyzuar për të pranuar apo jo. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

Euroliga në RTSH: Barcelona e Monaco vendosin barazpeshën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.