Sunday, 5. April 2026
Sport

Besa po e çon peshën Maqedoninë e Veriut

GS 27/04/2024 1 Min. Lesezeit

Sot pasdite nga ora 16:00 luhen të gjitha ndeshjet e javës së 26-të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Derbi i madh luhet në Vrapçisht ku Besa e Dobrdollit e pret Pelisterin e Manastirit. I pari ndeshet me të dytin.

Besa po e çon peshë Maqedoninë e Veriut, si me lojë si me rezultate. 

Lideri dëshiron të shkruajë histori sot, për të konfirmuar pozitën e parë.

Renditja: Besa 66, Pelisteri 60, Detonit 52, Arsimi 41, Ohrid 38, Skopje 38, Bashkimi 37, Kozhuv 34, Vardari (N) 34, Bellasica 31 pikë etj.

Ndeshjet 

Ohrid – Sasa
Novaci – Detonit
Bellasica – Kozhuv
Osogovo – Karaorman
Pobeda – Vardari (N)
Bashkimi – Skopje
Teteksi – Arsimi
Besa – Pelisteri

Teilen: