• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ja kush kërkonte që 50 me 50 të janë shqiptarë e serbë! Ky person kërkoi 9 shqiptarë e 1 serbë

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pranvera e vitit 1991 padyshim se ishte shumë e nxehtë dhe serbët donin që të bënin çka të donin jo vetëm në futboll por në të gjitha sportet e Kosovës.

Kjo ishte e neveritshme dhe nuk durohej nga shqiptarët, që një pakicë serbe të sundoj në Lidhjen e Futbollit të Kosovës. 

Kush donte që 50 me 50 të janë shqiptarë dhe serbë në Lidhje të futbollit të Kosovës.

Kush e kundërshtoi dhe iu leksion pakicës serbe? 

Në librin e FFK-së, “20 vjet mëvetësim – 1991 -2011), është edhe një detaj interesant.

“Organet serbe të atëhershme kishin filluar trysnin edhe ndaj anëtarëve shqiptarë të Kryesisë së atëhershëm të ashtuquajturës Lidhje e Futbollit e Kosovës. Gjatë gjurmimeve hasim në një ekstrakt nga Puna e kuvendit zgjedhor të kësaj lidhje që u mbajt më 13 prill 1991 në Prishtinë, nën kryesimin e Mitar Baleviqit.

Nga ky procesverbal anëtarët shqiptarë, jo të gjithë, por disa prej tyre kishin kundërshtuar jo vetëm këtë Lidhje, por edhe qasjen serbe ndaj futbollit të Kosovës.

Në këtë mbledhje u ndryshua edhe emërtimi nga Lidhja e Futbollit të Kosovës në Lidhja e Futbollit e Kosovës dhe e Metohisë. Nga kjo shihet qartë se serbët kishin bërë tashmë planet e tyre për shkatërrimin e futbollit të Kosovës.

Ky ndryshim ishte kundërshtuar nga delegati Nazmi Gashi, por jo edhe nga të tjerët, përkatësisht nga serbët që kishin më shumë delegatë. Përderisa delegatët serb mbronin qëndrimet e tyre rreth ndërrimit të emrit të Federatës shumica e delegatëve shqiptarë kundërshtonin.

Derisa Mitar Baleviqi fliste për mos politizim të sportit, megjithatë shihej qartë diçka tjetër dhe këtë e tha edhe delegati nga Gjakova, Ismet Kusari, i cili theksoi se nga materiali i këtij kuvendi shihet qartë se kjo është një konferencë e pastër politike. Delegati Muhamet Vokrri që u pajtua me Kusarin, ai vuri në pah se nëse shikojmë listën e delegatëve shohim qartë se politika ka hyrë thellë në sport.

Unë nuk pajtohem që këtu të jemi 50:50, që do të thotë sa serb edhe aq shqiptarë, sepse në Kosovë përbërja e popullatës është 90:10 në të mirë të shqiptarëve, ndaj edhe delegatë duhet të jemi 9 shqiptarë e 1 serb. Merreni me mend sikur në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Serbisë të kërkonin edhe ne shqiptarët të jemi sa serb aq shqiptarë 50:50, a do ta pranonin një gjë të tillë? Jam i bindur se jo, ndaj pse ne ta bëjmë një gjë të tillë.

Edhe Enver Devçe nga Mitrovica kishte kundërshtuar intencat e serbëve që në një farë mënyrë po serbizohej Federata e Kosovës. Të pakënaqur me rrjedhën e këtij Kuvendi shumë delegatë shqiptarë në orën 14.30 e kishin braktisur mbledhjen”, shkruante mes të tjera në librin e FFK-së.

Next Post

Analiza / Derbi Partizani – Tirana në gjuhën e statistikave, njihuni me pikat e forta dhe avantazhet e skuadrave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.