Përballja mes Feronikelit 74 e Malishevës ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 2:1.
Feronikeli 74 i kryetrajnerit Shefki Kuqi ndali tre pikë të mëdha në luftë për të ikë nga zona e barazhit.
Portieri Bujupi me fat në minutën e 40-të, goditja e Hazrollajt u ndal nga traversa.
Në minutën e 61-të, Florent A]vdyli godet furishëm dhe topin qëllon shtyllë e poshtme të majtë e pastaj edhe të djathtën dhe futen në rrjetë, 1:0.
Në minutën e 69-të, pas shikimit të sistemit VAR, gjyqtari Bejtullahu akordoi penallti.
Drilon Hazrolli shënoi nga penalltia, duke dërguar topin në këndin e majtë dhe gati sa nuk e zuri portieri Bujupi, 1:1.
Në minutën e 80-të, Ibrahim Cërvadiku ka realizuar për 2:1 për “Niklin”. Ky është goli i katërt për Cërvadikun në këtë edicion.
Jakup Berisha asistoi për mrekulli dhe Cërvadiku nga afërsia tundi portën e udhëtuesve.
Malisheva zë vendin e katërt me 52 pikë e Feronikeli 74 në të tetin me 34 sosh pas javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.