Kryesia e klubit të futbollit Kika e Hogoshtit ka reaguar për incidentin që ndodhi sot në Hogosht.
Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë në minutën e 83-të në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.
Disa futbollistë të Kikës sulmuan gjyqtarin.
“Ndjenja e keqardhjes është e natyrshme në rastin e ndeshjeve të tilla, por është e rëndësishme të ruajmë respektin për vendimet e referit dhe integritetin e lojës.
Është e rëndësishme që si klub të marrim përgjegjësi për veprimet e lojtarëve tanë dhe të analizojmë situatat për të shmangur përplasje të tilla në të ardhmen.
Sfidat e lojës duhet të trajtohen me sportivitet dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit në fushë.
Gjithashtu ne si klub faleminderojmë publikun që me sportivitet e ka marrë vendimin e referit.
Kika mbi të gjithë”, reagon KF Kika.