Monday, 16. March 2026
Sport

Deliallisi pas humbjes në Korçë: Secili duhet të marr përgjegjësitë e veta

GS 27/04/2024 1 Min. Lesezeit

Erzeni humbi në Korçë 1-0 përballë Skënderbeut ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i shijakasve Alfred Deliallisi dha një intervistë ku u shpreh tepër i zhgënjyer nga ky rezultat dhe me mënyrën e lojës së ekipit të tij:

“Në Korçë kishim ardhur për të bërë maksimumin. E nisëm lojën duke falur shumë topa, mënyra si e marrim golin, kundërshtari na godet me një gjysmëgoditje dhe shënon. Ne krijojmë raste me Zekën dhe Blazeviçin, por edhe Mihana dhe nuk shënojmë.  Ana psikologjike e ekipit ka rënë, dhe kjo ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjes pastaj.

Çdo njëri duhet të marri përgjegjësitë e veta, edhe unë i kam përgjegjësitë e mia.

Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë kampionatin, duhet të bëjmë punën tonë. Deri në ditën e fundit do e bëj këtë gjë me plot seriozitet, deri në momenti që do të jem këtu”,- tha Deliallisi.

Teilen: