Saturday, 11. April 2026
Sport

Nipi i Luan Krasniqit i pandalshëm, Ardiani fiton me nokaut dhe mbron titullin kampion

GS 28/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Krasniqi vazhdon me fitore në boksin profesionist. Në Nuremberg të Gjermanisë, Krasniqi fitoi ndaj Andreas Masold.

Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Krasniqi me këtë fitore e mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

Teilen: