Klubi kuqezi po përgatitet të përballet sezonin e ardhshëm dhe ka nisur të testojë terrenin për një qendërmbrojtës të ri.
Kuqezinjtë nuk e kanë zgjedhur ende menaxherin e ardhshëm të klubit, por siç raportohet nga “AS”, synimi do të ishte Diego Karlos i Aston Villas. Ish-mbrojtësi i Seviljes, i cili tashmë ka bërë që Interi të “qajë” në finalen e Ligës së Europës disa vite më parë, është një nga emrat më të vlerësuar brenda drejtuesve të “Djallit”.
Megjithatë, vlen të nënvizohet se portali spanjoll saktëson se nuk do të jetë një operacion i lehtë, pasi brazilianit i kanë mbetur edhe 2 vite kontratë me klubin anglez, i cili me siguri do të tentojë të rikuperojë një pjesë të investimit të bërë.
PANORAMASPORT.AL