Saturday, 11. April 2026
Sport

Dumfries nuk përmbahet në festën e Interit – shfaq banerin duke mbajtur të lidhur me zinxhir Theo Hernandezin e Milanit!

GS 28/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Interit po e feston sot titullin me tifozët e tyre në rrugët e Milanos.

Ekipi i Interit luajti më herët sot ndaj Torinos, ku fitoi me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, dita është e rezervuar për ta në rrugët e qytetit të Milanos.

Pak minuta më parë ndodhi diçka që do komentohet shumë në të ardhmen. Denzel Dumfries mori një pankartë nga tifozët dhe e ngriti lartë – ai shfaqet aty duke mbajtur lidhur Theo Hernandezin e Milanit, me të cilin ka pasur shumë beteja edhe në fushë.

Ja pamjet:

Teilen: