NBA ka njohur s kuadrën e parë gjysmëfinaliste. Pas një sezoni të rregullt prej protagoniste të vërtetë në Konferencën e Perëndimit, Minnesota merr biletën për në fazën tjetër, duke rritur kuotat e saj në garën për titullin kampion. “T-Wolfs” mbyllën pa asnjë humbje në “play-off”, duke mbyllur 4-0 serinë kundër Phoenix.
Në sfidën e katërt, Minnesota triumfoi sërish në transfertë, duke imponuar rezultatin 122-116 , falë Anthony Edwards në një format “MVP” me 40 pikë, 9 topa të kapur në tabelë dhe 6 asist. E shkëlqyer edhe paraqitja e Karl-Anthony Towns me dy shifra dopjo, 28 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. Nga ana tjetër, dyshja e “yjeve” të Phoenix, Devin Booker dhe Kevin Durant bënë gjithçka për të evituar dështimin.
I pari ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 49 pikë, ndërsa tjetri mbylli sfidën me 33 pikë të tjera. Minnesota do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e luajë në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Denver-Los Angeles Lakers, ku Nuggets janë në epërsi 3-1.
Shumë pranë kualifikimit edhe Indiana, që po ashtu thelloi 3-1 serinë kundër Milwaukee, duke fituar 126-113 ndeshjen e katërt të luajtur në shtëpi. Pa “yjet” Antentokoumpo dhe Lillard, Bucks u dorëzuan përballë vendasve të udhëhequr nga Halibarton si shënuesi më i mirë me 24 pikë.
I njëjti diskutim edhe për New York Knicks, që gjithashtu çojnë në 3-1 serinë në “play-off”, në dëm të Philadelphia, me “Sixers”, që u mundën në shtëpinë e tyre 97-92. Më i miri i vendasve ishte Joel Embiid me 27 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, por këto shifra nuk i afrohen aspak paraqitjes spektakolare të Jaylon Branson. “Ylli” i Knicks shkëlqeu në parket me 47 pikë dhe 10 asist, duke afruar skuadrën e tij me gjysmëfinalet e NBA.
Në ekuilibër të plotë mbetet sfida tjetër mes Dallas dhe Los Angeles Clippers. Kalifornianët fituan 116-111 sfidën e katërt në transfertë, duke barazuar 2-2 serinë e përgjithshme. Luka Doncic me tre shifra dopjo 29 pikë, 10 topa në tabelë dhe 10 asist dhe Kyri Irving autor i 40 pikëve nuk mjaftuan për Mavericks. Fitorja e madhe e Clippers mban firmën e dy “yjeve”, James Harden dhe Khawli Leonard që mbyllën sfidën me nga 33 pikë secili. Skuadra kaliforniane merr edhe favorin fushë, pasi dy sfidat e ardhshme të “play-off” do t’i luajë në shtëpinë e saj. /i.m /abcnews.al