Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski, ka dhënë një intervistë për gazetën “Bild” ku është ngacmuar për përballjen mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. Ai i ka përjetuar sfida të tilla kur ishte pjesë e Bajernit, ndërkohë që ka vlerësuar së tepërmi dhe teknikun e Madridit, Karlo Ançeloti.
Mes temave të tjera, Levandovski ka prekur dhe çështjen e “Topit të Artë” të munguar për të në vitin 2020. “Kam pasur vitet më të mira të karrierës sime në vitet 2020 dhe 2021. Një miku im më dërgoi së fundmi statistikat e atyre dy viteve. Kam shënuar 100 gola në 85 ndeshje. Sigurisht, do të kisha dashur të merrja ‘Topin e Artë’ në një moment. Nuk është se jam i zemëruar apo nostalgjik, sepse nuk e kam fituar ende këtë trofe, por ndiej se do të ishte radha ime në një nga ato dy vite.
Kam dëgjuar se ka zëra se ‘Topi i Artë’ i vitit 2020 mund të jepet me vonesë. Le ta themi kështu, nëse do të ma jepnin katër vite më vonë, nuk do të ofendohesha”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL