Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një protagonist, në Superligën ruse, të futbollit, teksa pas dy asistimesh dhe një goli, në sfidat ndaj Lokomotiv Moscoë dhe “gjignatëve” të Zenit, ku i siguroi skuadrës së tij plot 4 pikë, 26-vjeccari ka arritur të shënojë edhe në sfidën, ndaj Ural, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë, 1 me 1.
Sulmuesi nga Gjilani realizoi një gol shumë të bukur në një aksion individual nga ku udhëhoqi topin për disa metra nga e majta në qendër të për të shkundur rrjetën e kundërshtarëve, ku sicc theksuam pak rreshta më sipër i siguroi një tjetër pikë skuadrës së tij, Rubin Kazan, por jo vetëm, pasi goli dhe paraqitja në këtë takim, e ndihmoi Dakun që të shpallej lojtari i ndeshjes.
Falë paraqitjeve të tij së fundmi, Daku është rikthyer në një prej më të mirëve, në elitën e futbollit rus, teksa duket se i po dërgon sinjale të pastra, teknikut Sylvinho, teksa kujtojmë se këtë sezon, Daku ia ka dalë të shënojë shtatë gola dhe të regjistrojë katër asistë me fanellën e Rubin Kazan dhe shpreson jo pak, që të siguroj një biletë për në fazën finale, të Euro 2024. /i.m /abcnews.al
Goli i Mirlind Dakut, në barazimin ndaj Ural:
Голевая машина завелась 🏎️🔥 pic.twitter.com/5kj3mCCaP2
— «Рубин» Казань (@fcrk) April 29, 2024