Sunday, 12. April 2026
Sport

 Drita dënohet me katër ndeshje pa shikues dhe 1500 euro

GS 30/04/2024 1 Min. Lesezeit

Gjërat për skuadrën e Dritës vetëm sa po rëndohen edhe më shumë.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë FFK-së, e ka dënuar Dritën me zhvillimin e katër ndeshjeve si vendas pa shikues dhe një gjobë prej 1500 eurosh.

Ky dënim i është shqiptuar Dritës për lëshim në organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, që u zhvillua mesjavën e shkuar në Gjilan.

Në vendim thuhet se pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Dritës manifestuan sjellje të ashpra dhe josportive, të cilat dëmtojnë autoritetin sportiv të futbollit.

Drita e humbi ndeshjen nga Prishtina dhe u eliminua nga Kupa, gjë që reflektoi me sulmin e drejtorit Valon Zymberi ndaj liderit të “Intelektualëve” Taulant Byqmeti.

Zymberi që ishte ndaluar për 48 orë, ka marrë një masë më e lehtë nga organet e drejtësisë. Drita i ka dalë në mbrojtje Zymberit që e ka konfirmuar në postin e drejtorit, derisa ka dënuar dhunën.

Teilen: