U luajtën të martën në mbrëmje dy ndeshje të RAUNDIT-3 të play-off-it të basketbollit të Euroligës, në garë për një vend në “Final Four” të turneut më të madh kontinental të basketbollit dhe që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Fillimisht në fushë dolën Maccabi Tel Aviv dhe Panathinaikos dhe më pas Olimpiacosi dhe Barcelona.
Maccabi Tel Aviv avancon në serinë e play-off-it të Euroligës me Panathinaikos dhe të enjten e ardhshme sërish në parketin e sallës Aleksandra Nikolic në Beograd ata kanë mundësinë e shkëlqyer për të mbyllur llogaritë dhe për të shkuar në Final Four.
Në garën e tretë, skuadra izraelite ka arritur të triumfojë me rezultatin 85-83 (23-11, 23-26, 21-19, 18-27), duke i rezistuar presionit të skuadrës greke deri në fund. Ndeshja e katërt do të luhet të enjten dhe përsëri në Beograd, me Maccabi që udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve dhe me mundësinë për të mbyllur llogaritë.
Fillim shumë i ekuilibruar në Greqi, ku Barcelona dhe Olympiacos alternuan disa herë në komandë, me katalanasit që arritën në +4, por vendasit iu kundërpërgjigjën menjëherë. Çereku i parë nuk ishte i shkëlqyeshëm për dy sulmet, të cilët u munduan shumë dhe shkuan në ndalesën e parë me barazi të përsosur.
Një bilanc që nuk prishet në fillim të çerekut të dytë, pasi dy skuadrat i përgjigjen gjithmonë goditje për goditje koshave të kundërshtarëve. Emocionet nuk mbarojnë në Pire, me Olympiacos që duket se mund ta mbyllë ndeshjen, por në fund gjithçka shkon në shtesë me rezultatin 71-71. Koha shtesë rezultoi e ndezur dhe në fund 80-82 dhe Barcelona kalon në avantazh 2-1.