Ishte padyshim një përballje spektakolare, pavarësisht se u mbyll pa fitues. “Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Galaktikët” e Real Madrid nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2, në aktin e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Champions League, në një sfidë që fare lehtë mund të ishte fituar nga “gjigantët” gjermanë, me këta të fundit që shpërdoruan dhjetra raste para porte.
Pas ndeshjes, një koment të shkurtër mbi performancën e skuadrës së tij e bëri edhe tekniku i “Galakatikëve”, Carlo Ancelotti, i cili nuk e mohoi në asnjë moment superioritetin e Bayern, teksa theksoi se skuadra e tij ishte në nivel më të lartë, ndërsa më tej foli edhe “arkitektin” gjerman të mesfushës, Toni Kross.
“Në fund të ndeshjes ne kishim më shumë energji, pasi ata kishin vrapuar më shumë se ne.
Jemi gjysmë të kënaqur me lojën që bëmë, pasi Bayern luajti në nivelin më të lartë të mundshëm, ne jo”,– u shpreh strategu italian.