• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli mes Albion Rrahmanit dhe Brojës

01/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka gjasa që edicionin e ardhshëm të paraqitet në Serie A të Italisë.

Së fundmi, në garë për shërbimet e Rrahmanit është futur edhe skuadra e njohur nga Italia, Napoli. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane, të cilat kanë raportuar se drejtuesit e Napolit kanë shprehur interesim për Rrahmanin dhe po e monitorojnë situatën e tij te Rapidi i Bukureshtit.

23-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në Rumani, ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime në 23 paraqitje. Ai verën e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Te Rapidi janë të gatshëm ta shesin Rrahmanin këtë verë, por vetëm nëse dikush ofron 10 milionë euro për kartonin e tij.

Para Napolit, interesim për Rrahmanin kanë shfaqur edhe Aston Villa, Werder Bremeni e Benfica. Te Napoli janë të vendosur që këtë verë të transferojnë një sulmues, pasi nigeriani Victor Osimhen pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Krahas Rrahmanit, Napoli e ka në opsion edhe sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Broja është i huazuar te Fulhami por është në pronësi të Chelseat, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Next Post

Dortmundi i pathyeshëm, verdhezinjtë nuk e njohin humbjen në shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.