Sunday, 12. April 2026
Sport

​Shefi i Bayernit e konfirmon përfundimisht të ardhmen e Tuchel

GS 01/05/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe pse e ardhmja e Thomas Tuchel te Bayern Munichu u konfirmua para disa muajve, së fundmi ishte bërë një peticion nga tifozët e gjigantit gjerman për ta mbajtur ish-trajnerin e Chelseat.

Tuchel dhe Bayerni ranë dakord së bashku për ta ndërprerë kontratën në fund të këtij sezoni.

Pas këtij peticioni nga tifozët e Bayernit, filluan spekulime të cilat sugjeronin se Bayerni mund të zgjedhë të vazhdojë projektin me Tuchel.

Por këto zëra i ka demantuar përfundimisht shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

“Ne do të ishim të gjithë të lumtur nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve së bashku dhe më pas të shkojmë rrugëve tona. Duhet ta analizoni vendimin në kohën kur është marrë. Ishte një situatë ndryshe”, tha Dreesen.  

Teilen: