• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Problemi është që duhet të shkojmë në Paris”, Humels kujton tabunë e madhe dhe shansin e artë: Nuk e prisja në këtë moshë

01/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mats Humels ka qenë protagonist me Borusia Dortmund në fitoren 1-0 të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve përballë PSG-së. Ai ishte thuajse i pakalueshëm në takimin e sotëm, duke mbajtur larg sulmuesit e rrezikshëm parisienë, me të cilët kujton se do të ndeshet përsëri pas një jave, në qytetin ku nuk ka fituar kurrë.

humels

“Ishte një ndeshje intensive. Të gjithë dhanë 100%. Ne nuk luajtëm në mënyrë perfekte, ndaj është diçka e mirë që gjithsesi morëm rezultat ndaj një skuadre kaq të mirë. Në përgjithësi mund të jemi të lumtur me rezultatin.

Ne e dimë se sa e vështirë është për kundërshtarët që të na mposhtin këtu. Problemi është që duhet të shkojmë në Paris. Unë nuk kam fituar asnjëherë në Paris ndaj do të ishte një periudhë e mirë që të mundohem ta bëj një gjë të tillë për herë të parë.

Do të jetë një atmosferë e mirë, presim një ndeshje të madhe. Jemi 90 minuta larg finales. E dimë se çfarë duam. Jemi një hap më afër, por nuk e kemi kaluar vijën e finishit.

Shpagim për finalen e 2013? Padyshim. Ajo ka qenë finalja e vetme e Ligës së Kampioneve në karrierën time, do të ishte fantastike të luaja në një tjetër, sidomos në këtë moshë. Nuk e prisja që një mundësi kaq e madhe të shfaqej përsëri. Do të ishte një ëndërr”, tha Humels pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çfarë fati për Dortmundin, PSG godet dy herë shtyllëm për pak sekonda

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.