Sunday, 12. April 2026
Sport

Humbja ndaj Dortmund, Luis Enrique: Do të donim një rezultat ndryshe

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

PSG u mposh mbrëmjen e së mërkurës në Gjermani nga Dortmund me rezultatin minimal 1-0.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, ka komentuar këtë akt të parë.
“Është futboll. Shumë herë është i mrekullueshëm, ndërsa herë të tjera shkon kështu. Do të kishim preferuar të ishim në një situatë më të mirë padyshim, por ishte një ndeshje e ekuilibruar, e dinim se nuk do të ishte e lehtë.

Megjithatë, në Paris do të jemi gati dhe të fortë, plus që nuk do të kemi asgjë për të humbur”, ka thënë trajneri spanjoll./h.ll/abcnews.al

Teilen: