Tuesday, 17. March 2026
Sport

Aston Villa e Fiorentina, favoritë në Ligën e Konferencës

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Premier League, Aston Villa dhe ajo nga Serie A, Fiorentina po vlerësohen favorite për të kaluar fazën gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Sot, prej orës 21:00 do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të kësaj gare.

Aston Villa luan në shtëpi ndeshjen e parë kundër Olympiacosit, ndërsa Fiorentina përballet me Clubb Bruggen e Belgjikës.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një javë, ndërsa finalja e Ligës së Konferencës do të mbahet në Athinë në fund të këtij muaji, më datën 29.

Teilen: