Fagu detyrohet të bëjë ndryshime në formacion!
Tirana do të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Laçit. Jashtë do të jenë dy titullarët e mesfushës.
Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Fjoart Jonuzin.
Dy mesfushorët hapin një gropë të madhe në mesin e fushës dhe për këtë rast Fagu duhet të bëjë një zgjedhje të madhe.
Me shumë mundësi ai do të aktivizojë Metën dhe Jakun, ndërsa nga ana tjetër mund të ketë ndryshime si në skemën e lojës me ekipin që do të kthehet të luajë me katër mbrojtës dhe tre sulmues.
Në dyshim është edhe Patrik, ndërsa në vendin e tij mund të jetë Nikqi.