Mbrëmje festive për Dejvi Bregun, i cili është pjesë e Visla Krakovës! Skuadra historike që këtë sezon garon në divizionin e dytë, ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak.
Visla Krakova mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodoëy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Vislën që barazoi në minutën e nëntë shtesë. Më pas shënoi sërish në 90+3’, duke fituar Kupën për herë të pestë në histori.
Vlen të theksohet fakti se Bregu nuk ishte i disponueshëm në këtë takim për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që në fund të suksesit u kurorëzua me medalje. Këtë sezon vlonjati është aktivizuar 11 ndeshje me ekipin polak ku ka regjistruar 1 gol dhe një asist.
PANORAMASPORT.AL