Bajer Leverkusen ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt finales së Ligës së Europës, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Romën në “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë.
Skuadra e Çabi Alonsos ka dominuar plotësisht duelin, teksa ka krijuar më shumë lojë e raste përballë italianeve, duke treguar superioritetin e saj. Virtz në pjesën e parë pas një gafe të Karsdorp dhe Andrih me një supergol në të dytën, vulosën suksesin që afron ekipin gjerman me finalen e madhe.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit ka dalë me një barazim shpresëdhënës 1-1 nga “Velodrome” përballë Olimpik Marsejës. Skamaka dhe Mbemba ishin autorët e golave të ndeshjes së sotme që në pjesën e parë.
REZULTATET
OLIMPIK MARSEJË-ATALANTA 1-1
20′ Mbembe / 11′ Skamaka
GOLI I MBEMBE (VIDEO)
GOLI I SKAMAKA (VIDEO)
ROMA-BAJER LEVERKUSEN 0-2
28′ Virtz, 73′ Andrih
GOLI I ANDRIH (VIDEO)
GOLI I VIRTZ (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
OLIMPIK MARSEJË-ATALANTA
ROMA-BAJER LEVERKUSEN
PANORAMASPORT.AL