Në pritje të një vendimit përfundimtar, “Djalli” nuk i heq nga sytë mundësitë e tregut për sa i përket rolit të trajnerit dhe aktualisht profilet nën monitorim janë vetëm katër. Pista Fonseka mbetet në këmbë pasi kontrata e tij me Lilën skadon në fund të sezonit.
Ai ka 30 për qind shanse të pasojë Piolin në një detyrë ku kandidati më i mundshëm në këto momente është Roberto de Zerbi. Prodhim i ekipeve zinxhir të Milani, ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’ia shpërblyer ish-klubit të tij të gjitha mundësitë që i dha kur luante ende futboll.
Mes shkarkimit të Piolit (10 milion euro bruto për pagën e një tjetër sezonit) dhe 14 milionë eurove që kërkon Brajtoni për ta liruar De Zerbin (pëlqehet nga tifozëria), investimi do të prekte 24 milionë euro, ndaj kuqezinjtë shpresojnë që trajneri aktual të sistemohet në një klub tjetër (Napoli më i mundshmi). Tiago Mota ka vlerësimin e drejtuesve të “Djallit”, por aktualisht Juvja duket e avantazhuar për shërbimet e tij, teksa ka perënduar thuajse përfundimit pista Van Bomel, i preferuari i Ibrës.
Edhe pse pëlqehet shumë, në listë nuk figuron Antonio Konte që meskërkesave të pagës dhe objektivave në merkaton, do të përfaqësonte një kandidat të papërballueshëm financiarisht nga kuqezinjtë që investimet madhore duant’i fokusojnë në merkato melojtarë të pasur me talent e kosto të përmbajtur.
Sidoqoftë, me ende një muaj kampionat dhe 4 ndeshje për të luajtur, kuqezinjtë duhet të kenë akoma kohëpër të gjetur njeriun e duhur përtë nisur një cikël të ri pasi Kardinale ka plane e ato nuk mundtë realizohen pa rezultatet eduhura sportive.
PANORAMASPORT.AL