• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pochettino thotë se e ardhmja e yllit të ekipit nuk është në duart e tij

03/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë së fundmi se nuk është i përfshirë fare në të ardhmen e mesfushorit Conor Gallagher.

Kontrata e Gallagher me Chelsean skadon në verën e vitit 2025 dhe ende nuk është zgjatur. Ka zëra të vazhdueshëm se ai mund të shitet në verë.

Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm këtë sezon dhe ka dhënë një asistim në fitoren 2-0 të Bluve kundër Spurs të enjten mbrëma.

Trajneri argjentinas, Pochettino u pyet për të ardhmen e anglezit, por tha se ajo i takon lojtarit dhe klubit për t’u vendosur.

“Unë nuk jam i përfshirë, nuk di asgjë, nuk mund t’ju them”, ka thënë fillimisht Pochettino për Evening Standard.

“Mendoj se mund ta shihni në formacionin tim fillestar, mendoj se i gjithë sezoni ishte i fortë me të. Ai është një lojtar i rëndësishëm sigurisht”.

“Por unë nuk jam i përfshirë në vendim, është klubi dhe Conor. Unë nuk jam i përfshirë, kjo është një situatë që ata duhet ta rregullojnë mes klubit dhe lojtarit”, përfundoi trajneri i Bluve.

Next Post

Rëndësia dhe pesha e fanellës, 10 klubet me të ardhurat më të larta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.