Juventusi e ka nisur më seriozisht se kurrë sulmin ndaj Mejzon Grinudit. Anësori anglez ofensiv, aktualisht pjesë e spanjollëve të Getafes, por në pronësi të Mançester Junajtid, është zgjedhja e drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli.
Ky i fundit e sheh 23-vjeçarin si një alternativë serioze për Federiko Kiezën, i cili po has shumë vështirësi për rinovimin dhe në rast largimi këtë verë, Grinud do të ishte njeriu i duhur.
Edhe pse Mançester Junajtid për dy sezone me radhë ka dashur që ta largojë edhe me forcë nga skuadra, për bëmat e tij jashtë fushe ku është akuzuar për përdhunim, tashmë që interesimi pas shpërthimit të Grinudit te Gefate është bërë më i madh, “Djajtë e kuq” duan që ta shesin për 40 milionë euro, por Juvja ka arritur të ofrojë deri tani vetëm 22.
PANORAMASPORT.AL