Milani duket se do të zgjedhë një trajner portugez për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Sergio Conceicao, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga qyteti i modës.
Kuqezinjtë ishin afër Julen Lopetegui, por reagimi i ashpër i tifozëve bëri që Milani të largohej nga ky objektiv.
Conceicao pasi që është portugez, shihet si një nga trajnerët që mund ta udhëzojë Rafael Leaon për të arritur një nivel tjetër.
Sky Sport Italia raporton që lista e ngushtë është në tre, të gjithë nga Portugalia, me Sergio Conceicao që kryeson listën.
Ai pritet të largohet nga FC Porto në fund të sezonit, edhe pse ka kontratë deri në qershor të vitit 2028, për shkak të kaosit në prapaskenë në klub.
Conceicao ka avantazhin se është shumë i njohur me futbollin italian dhe flet edhe gjuhën, pasi ka luajtur në Serie A për Lazio, Parma dhe rivalët e qytetit të Milanit, Inter.
Kandidatët e tjerë për Milanin do të ishin trajneri aktual i Sporting CP, Amorim, i cili kishte qenë afër Liverpoolit përpara se të anonte drejt Arne Slot, dhe ish-trajneri i Romës Fonseca, i cili aktualisht është në Francë me LOSC.