Sunday, 18. January 2026
Sport

VIDEO/ Goli i pestë në kampionat, Milot Rashica shënon edhe më kokë

GS 03/05/2024 1 Min. Lesezeit Keine Kommentare

Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Rizespor të vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit turk. Shqiptari i Kosovës, shënoi golin e dytë për Beshiktashin, duke u dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës “shqiponja”. 

GMrK9Y-XEAA4772

Në minutën e 65-të pas një harkimi të Ghezal nga e majta, Rashica goditi saktë me kokë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky ishte goli i pestë në kampionat për Rashicën, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste. 

Nuk e kemi parë shpesh që shqiptari i Kosovës të shënojë gola me kokë, pasi shquhet për golat spektakolarë me goditje nga jashtë zonës. Titullar në këtë duel për Beshiktashin u aktivizua edhe Ernest Muçi, ndërkohë që Andi Zeqiri e nisi nga stoli te miqtë e Rizesporit, teksa u fut në fushë në minutën e 67-të.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: