Monday, 13. April 2026
Sport

Rashica shënon gol për Beshiktashin pas katër muajsh (VIDEO)

GS 03/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, ka shënuar gol pas një kohe të gjatë në Superligën e Turqisë.

Të premten mbrëma, Rashica realizoi me goditje me kokë në fitoren 3:2 të Beshiktashit ndaj Rizesporit. Reprezentuesi i Kosovës shënoi në minutën e 65-të për 2:1, por Rizespori realizoi vetëm tre minuta më pas për 2:2.

Golin e fitores, Beshiktashi e realizoi në minutën e 97-të përmes Joe Worrall.

Në Superligën turke, Rashica nuk kishte konkretizuar që nga 13 janari. Tani i ka pesë gola e katër asistime në 28 paraqitje.

Rashica e Ernest Muçi startuan te Beshiktashi në ndeshjen e xhiros së 35-të. Altin Zeqiri luajti prej minutës së 67-të për Rizersporin.

Beshiktashi është i katërti me 54 pikë, ndërsa Rizespori i teti me 49.

 

Teilen: