Lutoni para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 1:1 me Evertonin.
Futbollisti Calvert-Lewin (24’) realizoi nga penalltia për Evertonin e Adebayo (31’) shënoi për Lutonin.
Luton është në pozitë shumë të palakmueshme dhe shpreson të sigurojë ekzistencën.
Evertoni është i qetë dhe në asnjë formë nuk rrezikohet për largim nga liga.
Pas javës së 36-të në Premier, League, Everton renditet në pozitën e 15-të me 37 pikë e Luton në të 18-tin me 26 sosh.