Një futbollist i ri shqiptar po shkëlqen në futbollin suedez.
Ai quhet Arton Rustemi, sulmuesi i skuadrës Hvetlanda GIF, që bën gara në Divizionin e Tretë-Veri të këtij shteti.
20 vjecari në ndeshjen e fundit kampionale, që u luajtë mbrëmë, kundër Gullringens GoIF ka shënuar hat-trick në barazimin 3:3.
Talenti shqiptar me origjinë nga Haraçina i realizoi dy gola në pjesën e parë dhe një në fraksionin e dytë.
Goli i tij i tretë erdhi në minutën e 70-të kur sërish e solli ekipin e tij në epërsi, por tani me rezultat 3-2.
Mirëpo, shown e tij në fund ia prishi goli i barazimit nga miqtë në minutën e 87-të të ndeshjes.
Megjithate, edhe pse skuadra e tij nuk fitoi, Rustemi për lojën që tregoi ishte shpallur lojtar i ndeshjes.