Monday, 13. April 2026
Sport

Leverkuseni i Granit Xhakës mund ta lërë Barcelonln jashtë vazos 1

GS 04/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sezoni i shkëlqyer që po zhvillon Bajer Leverkusen mund të ketë indirekt pasoja negative për Barcelonën.

Skuadra e Ksabi Alonsos mund të heqë statusin e të qenit në vazon një në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. Liga e Kampionëve, vitin e ardhshëm ka formatin e saj të ri.

Vazo 1 deri në këtë sezon ishte e rezervuar për kampionët e ligave kryesore evropiane, fituesin e Champions League dhe Europa League.

Por duke nisur nga sezoni 2024-2025 gjithçka ndryshon. 36 pjesëmarrësit do të ndahen në katër vazo dhe statusi i farës do të përcaktohet në bazë të koeficientit të UEFA-s në pesë sezonet e fundit. Është pikërisht koeficienti i UEFA-s që mund të bëjë që Leverkuseni (88,000 pikë) të nxjerrë Barcelonën (91,000) nga vazo 1.

Leverkuseni do ta rrinte këtë nëse mund sërish Romën dhe shkon në finalen e Ligës së Europës.

Teilen: