Monday, 13. April 2026
Sport

Ten Hag nuk ka dyshime për të ardhmen

GS 04/05/2024 1 Min. Lesezeit

Ten Hag nuk ka dyshime për të ardhmen: Qëndroj te Manchester United!

Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United.

Trajneri holandez foli për “Viaplay” për thashethemet për të ardhmen e tij dhe nuk mund të ishte më i qartë:

“Fakti është se kam ende një vit në kontratën time, kështu që mendoj se do të jem akoma këtu. Nëse kam pasur kontakt me Ajax-in? Jo”.

“Djajtë e kuq” kanë zhgënjyer këtë sezon në kampionat dhe aktualisht qëndrojnë në vendin e 6-të në renditje dhe jashtë zonës Champions.

Teilen: