Monday, 13. April 2026
Sport

Stuttgart lë duarthatë Bayernin, i kërcënohet vendi i dytë

GS 04/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sttutgart ndal tre pikë para shikuesve të vet, duke e mposhtur skuadrën e madhe Bayern Munihun me rezultat 3:1. 

Bayernit i rrezikohet edhe vendi i dytë dy javë para se me ra perdja e kampionatit gjerman. 

Stergiou në minutën e 29-të e Jeong Woo-Yeong në atë të 83-tën e Silas (90+3’) shënuan për vendasit dhe Kane nga penalltia në minutën e 37-të për Bayernin. 

Bayerni zë vendin e dytë me 69 pikë e ka dy më shumë se Stuttgart që gjendet një vend më poshtë.

Teilen: