Shkëndija e Tetovës ka treguar se është Shkëndijë dhe e ka përnjëmend luftën për titullin e kampionit.
Derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijes, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Tetova me rezultat 2:0.
Klinsman Cake shënoi në minutën e 18-të e Fiton Ademi në atë të 59-tën, duke e heshtur stadiumin Çair.
Shkupi duket se është i dorëzuar për titull, ndërsa Shkëndijes po i buzëqesh ky trofe.
Shkëndija kryeson me 61 pikë, pasojnë Struga Trim Lum me 61 dhe Shkupi me 58 pikë pas javës së 31-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Dy javë deri në fund dhe duket se ballafaqimi mes Shkëndijes dhe Struga Trim Lum do të zgjedh edhe kampionin e ri.