Interi është shpallur prej javësh kampion i Seria A, megjithatë ka akoma ndeshje për të luajtur deri në fundin e kampionatit.
Sot ai përballet kundër Sasuolos dhe trajneri Inzagi ka menduar që të bëjë disa rotacione në formacion. Interesante është që nga minuta e parë i ka besuar mesfushën lojtarit të Kombëtares shqiptare Kristjan Asllanit. Nga ana tjetër, te Sasuolo do të startojë edhe Marash Kumbulla. Një mundësi e mirë për mbrojtësin që të mund të tregojë veten para Silvinjos, në mënyrë që të grumbullohet në Euro 2024.
REZULTATI LIVE | SASUOLO-INTER 1-0
20′ Lauriente
GOLI I LAURIENTE 1-0 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
SASUOLO (3-5-1-1): Konsilji; Erlik, Kumbulla, Ferrari; Toljan, Lipani, Henrike, Thorstved; Dioxhi; Pinamonti
INTER (3-5-2): Audero; Pavard, De Vrij, Bastonil Dumfris, Fratesi, Asllani, Mkhitarian, Augusto; Sançez, Lautaro
PANORAMASPORT.AL