Monday, 13. April 2026
Sport

Ovouka: Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Fushë Kosovën 

GS 04/05/2024 1 Min. Lesezeit

Drita e do me çdo kusht fitoren në përballje me Fushë Kosovën, në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ballafaqimi luhet nesër në orën 15.00 në fushën ndihmëse në Gjilan. 

Drita renditet në vend të tretë me 59 pikë e ka katër me pak se lideri Balllkani. Fushë Kosova është në vend të nëntë me 20 pikë të mbledhura. 

Futbollisti i Dritës, Raddy Ovouka, tha se janë përgatitur në maksimum.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me FC Fushë Kosovën.

Shpresoj të japim maksimumin tonë për fitore”, ka thënë Ovouka.

Teilen: