• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Milanit në protestë

04/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Milanit janë në protestë! Në takimin e radhës ndaj Xhenoas në “San Siro” të dielën, do të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Kjo pasi duan nga drejtuesit e klubit që të vazhdojnë me investimet, ashtu siç edhe bërë në verën e kaluar, e gjithashtu kërkojnë që në stol të ulet një trajner që di se si ta motivojë ekipin.

Në komunikatën për shtyp të tifozerisë thuhet se në këtë përballje të javës së 35, ata nuk do të shpalosin as banderola, e as do të valëvisin flamurë. Dhe këtë ua kërkojnë edhe fansave të tjerë, që do të jenë në impiant.

Për nismëtarët, kjo është një mënyrë e mirë që zëri i tyre të dëgjohet. Edhe para ndeshjes ndaj Juventusit, tifozeria e organizuar kishte dërguar një mesazh të qartë, me drejtuesit që po mendonin të afronin Lopeteguin në vend të Piolit në stol.

Fansat ishin kundër, duke bërë që edhe klubi të tërhiqej. Dëshira e tyre është Antonio Konte, por do të jetë e vështirë për kuqezinjtë që të bindin teknikun puljez. Kjo për shkak të kërkesave të tij financiare, si edhe dëshirës për të afruar emra të kushtueshëm.

Alternativa të tjera janë tekniku i Lilës Fonseka, ai i Braiton De Zerbi, Van Bomel që pëlqehet nga fansat e që drejton Antverpin, Tedesko që është në stolin e përfaqësueses së Belgjikës si edhe Tiago Mota, me Juventusin që është në avantazh për shërbimet e brazilianit. Tifozët janë të qartë e të vendosur, është radha e klubit që të reagojë!

Next Post

LINKU ku mund ta shikoni meçin mes Robin Krasniqit dhe Jorge Silva

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.