• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi mban hapin me Ballkanin, fiton edhe Drita

05/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri skuadrat e para në tabelë, Ballkani, Llapi dhe Drita kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së 32-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Distanca ndërmjet këtyre skuadrave ka mbetur e njëjtë edhe pas kësaj xhiroje, me Ballkanin që prinë me 66 pikë, i ndjekur nga Llapi me 64 pikë dhe Drita me 62 pikë të tubuara.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, janë zhvilluar të dielën. Ballkani fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Dukagjinit, me golat e Lindon Emërllahut (7’), kapitenit Edvin Kuc (24’) dhe Nazmi Gripshit nga penalltia në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Fitore në shtëpi shënoi edhe Llapi që triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:2 ndaj Feronikelit ’74. Sulmuesi Muhamet Hyseni (22’, 50’) shënoi dy gola dhe asistoi në golin e realizuar nga Ahmed Januzi (32’). Golat për Feronikelin ’74 i realizuan Ruben Tarasco (14’) e Jakup Berisha (44’).

Drita fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, ndërsa golat për ekipin vendas i shënuan Blend Baftiu (6’, 53’) e Besnik Krasniqi (77’). Për Fushë Kosovën që tashmë konfirmoi rënien në Ligën e Parë, golin e nderit e shënoi Dorent Hajdari (74’).

Prishtina me golin e Albin Krasniqit në fund të takimit në Prizren e mposhti 1:0 Lirinë, ndërsa Malisheva luajti pa gola në shtëpi ndaj Gjilanit.

Next Post

PREMIER LIGA/ Çelsi “gjunjëzon” Uest Hemin në derbin e Londrës, Aston Vila zhgënjen përballë Brajtonit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.