Tuesday, 14. July 2026
Sport

Napoli pas Lukakut, transferimi i belgut varet nga e ardhmja e Osimhen

GS 06/05/2024 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Romelu Lukaku është ende e pasigurt.

Sulmuesi i Chelsea-t është në huazim te Roma, e cila sipas raportimeve të mediave italiane nuk ka gjasa ta blejë atë.

Megjithatë e ardhmja e blegut mund të jetë në Itali, por te Napoli. Lukaku është një objektiv i Giovanni Manna, drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit.

Transferimi i tij te Napoli mund të lehtësohej nëse belgu do të përfshihej në negociatat që Chelsea të afrojë Osimhen duke qenë se blutë janë shumë të interesuar për nigerianin./ h.ll/abcnews.al

Teilen: