• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aston Villa siguron Muçin

06/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi do të largohet nga Beshiktashi pas pak muajve për të vazhduar karrierën në Premier League.

Bëhet e ditur se Muçi me të përfunduar edicioni aktual do të transferohet te skuadra e Aston Villas, e cila thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje me Beshiktashin për transferimin e tij.

Për kartonin e Muçit, klubi anglez ka ofruar 20 milionë euro pasi 23-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emery që ka insistuar në transferimin e tij.

Muçi tek Aston Villa po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën për edicionin e ri dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Muçi në muajin shkurt të këtij viti iu bashkua Beshiktashit nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro dhe me ekipin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në elitën e futbollit të Turqisë, Muçi ka shënuar 3 gola në 11 paraqitje, ndërsa ka edhe 9 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të shënuar për Shqipërinë.

Next Post

Në pritje të gjyqit për doping, Pol Pogba i futet kinemasë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.